Me 90 vota pro, 1 votë kundër dhe asnjë Abstenim Kuvendni I Republikës së Kosovës miratoi mbrëmjen e kësaj të enjteje “Rezolutën për Hagën” ku kërkoi angazhimin e dhe respektimin e ligjit dhe të drejtës ngëdekombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për gjykimin e 4 ish krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rezoluta e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës nuk u votua nga deputetët e listës Serbe të cilët nuk ishin në sallë në momentin e votimit, ndërsa e vetmja vote kundër ishte ajo e deputetit të lëvizjes vetëvendosje Fatos Geci.
Në votim nuk mori pjesë as Lidhja Demokratike e Kosovës e cila kërkoi që rezolutës së paraqitur nga PDK ti shtohej edhe një pike ku do të kërkohej zbardhja e vrasjeve para dhe pas luftës, por PDK tha se ata vetëm kanë mbështetur tekstin e rezolutës dhe nuk janë përpilues të saj.
Në njërën prej pikave të rezolutës e cila nuk ka peshë detyruese kërkohet që Dhomat e Specializuara dhe Zyrta e Prokurorit të Specializuar në Hagë të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi”.
Rezoluta po ashtu u bën thirrje shteteve financuese dhe organizatave ndërkombëtare për respektim dhe monitorim të standardeve gjykuese, ndërsa konfirmon mbështetjen institucionale dhe financiare për mbrojtjen juridike të të akuzuarve dhe angazhimin për afirmimin e vlerave të luftës së UÇK-së.
Rezoluta e miratuar nga Kuvendi I Kosovës mbrëmjen e kësaj të enjtjeje vjen pas miratimit të një Rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë në përkrahje të 4 ish krerëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


