Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’ka përpjekje reale për paqen”/ Kamberi për luftën në Ukrainë: Që të arrihen negociatat, në tryezë duhen SHBA, Ukraina, Rusia dhe BE!

schedule21:45 - 12 Shkurt, 2026

schedule 21:45 - 12 Shkurt, 2026

Ekspert i Marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi në një intervistë në emisionin “War Report”, analizoi luftën në Ukrainë, marrëveshjet për negociata si edhe marrëdhëniet me SHBA.

Gjatë intervistës, ai theksoi se prej vitesh palët po tentojnë të ulen në negociata, por që deri më tani nuk është parë asnjë rezultat dhe se e gjithë situata vazhdon e zvarritet dhe se sulmet nuk ndalet.

Gjithashtu nënvizoi se është shumë e rëndësishme që në tavolinën e bisedimeve të ulen të katër palët, SHBA, Ukraina, Rusia dhe BE-ja.



“Prej katër vitesh sa herë që ka negociata paqeje, por palën nuk ulen dhe nuk ka një marrëveshje, atëherë nisin sulmet bombardimet. Sulmohet infrastruktura e Ukrainës. Thelbi i konfliktit ka mbetur i pazgjidhur dhe nuk ka asnjë përpjekje reale për të shkuar më larg apo për të arritur një zgjidhje. Negociatat që janë bërë u ngjajnë atyre tavolinave që kanë dy apo tre këmbë, por që një negociatat të arrihet tavolina duhet të jetë më katër këmbë. Dhe pjesë e këtyre negociatave, duhet të jenë SHBA, Ukraina, Rusia dhe BE”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!