Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tramvaj doli nga shinat sot në qendër të Sarajevës, kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës.
Aksidenti ndodhi përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe bëhet fjalë për një tramvaj që qarkullonte në linjën Stacioni Hekurudhor – Skenderija.
Raportohet se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.
Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.
Pasi doli nga shinat, tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe dëmtime në stacionin e tramvajit.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet përkatëse, ndërsa në zonën e aksidentit është vendosur perimetër sigurie.


