Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misioni “historik” i Muçit/ Tifozët presin që shqiptari të jetë vendimtar në duelin derbi

schedule12:43 - 12 Shkurt, 2026

schedule 12:43 - 12 Shkurt, 2026

Nuk janë pak, por plot 833 ditë.

Për rreth dy vjet e gjysmë, Trabzonspor nuk sheh ditë të bardhë në duelet ndaj tre rivalëve të mëdhenj nga Stambolli, ndërsa dueli I radhës është caktuar për të shtunën.

E përditshmja “Fanatik” shkruan se Ernest Muçi me shokë duhet t’i japin fund kësaj serie të zezë që zgjat nga 4 nëntori 2023, dhe se pikërisht shqiptari është njeriu që tërheq më shumë vëmendjen.



Me 12 gola e 5 asiste në 11 ndeshjet e fundit zyrtare, në kampionat e në kupë, ai është padyshim lojtari më në formë I ekipit.

Trabzonspor do të presë Fenerbahçen, dhe në 833 ditë pa fitore ndaj gjigandëve të Stambollit ka vetëm tri barazime e plot 12 humbje, duke përfshirë Superligën, Kupën dhe Superkupën e Turqisë.

A do të jetë në gjendje Muçi ta vazhdojë formën e tij edhe në këtë që quhet derbi?

Mediat turke besojnë se po, ndërsa theksojnë se skuadra e Detit të Zi ka në total një sulm shumë të fortë.

Onuaçu, Muçi dhe Felipe Augusto kanë shënuar së bashku 33 gola këtë edicion.

Vetëm 4 ekipe në kampionat kanë arritur më shumë se kjo treshe, në një ligë prej 18 skuadrash.

Falë edhe shqiptarit, ende mund të pretendohet titulli, ose të paktën vendi I dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!