Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, fjala e mbrojtjes së Veselit: Kemi ngelur në duart e thashethemeve

schedule10:20 - 12 Shkurt, 2026

schedule 10:20 - 12 Shkurt, 2026

Mbrojtësi i Veselit, Rodney Dixon, po vazhdon fjalën përfundimtare, duke insistuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime, por theksoi se “kemi ngelur në duart e thashethemeve”.

Ai tha se emri i Veselit përmendet 260 herë në dosjen e Prokurorisë, por në asnjë rast emri nuk i përmendet në një kontekst që ka element kriminal.

“Pretendimet e drejtpërdrejta për përfshirje në krime të Veselit janë bazuar tërësisht në prova dytësore, shpesh dhe janë hequr. ZPS nuk ka gjetur asnjë dëshmitar që të vijnë në gjykatë dhe të thotë se Veseli ka kryer krime. S’mund ta bënin sepse nuk ekziston”, tha ai.



Dixon se tha në periudhën e luftës askush nuk e njihte Veselin, por kur ai u bë i njohur pas luftës, në aspektin politik, “dolën disa persona që u përpoqën të njollosnin emrin e tij”.

“Ndonëse nuk thanë asgjë kundër tij në luftë, pas luftës dolën me akuza të pabaza. Por, asnjë prej tyre nuk erdhi këtu në mënyrë që ta kontestonim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!