Eksperti i Sigurisë Faik Basha, në një intervistë në emisionin “War Report” ka analizuar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë intervistës, eksperti analizoi jo vetëm situatën e luftës, por edhe atë politike duke shtrua pyetjen nëse është gati Ukraina të bëjë një fushatë elektorale? Sipas ekspertit, Ukraina në kushtet ku ndodhet nuk ka një figurë të qëndrueshme dhe besuese që t’i bëjë ballë këtij presioni të luftës.
Sipas tij Ukraina nuk ka garanci as me një marrëveshje 15-vjeçare sepse është që parë që sulmet kanë vijuar në situata të ndryshme.
Situata në Ukrainë është e komplikuar. Aq sa duket në sfond një mundësi për të pasur paqe, por pa aq e paqartë është se si do të vijojë dinamika e përplasjes mes Rusisë dhe Ukrainës. Praktikisht Rusia duket sikur ka ndryshuar taktiktat e luftës. Sot kemi një Ukrainë që ka bërë një lojë të jashtëzakonshme jo vetëm ushtarake por edhe diplomatike. Kemi parë Zelenskyn që ka qenë disa herë përballë presioneve…Ndërsa Rusia ka përdorur të gjitha metodat për të pasur një Ukrainë një politikë që do jetë më afër atyre ruse që është tepër e rrezikshme. Por se si do shkojë situata do jetë e vështirë. Por edhe për Europën nuk është diçka optimale që të ndryshojë sistemi politik në Ukrainë. U tha që Ukraina është goditur nga korrupsioni, por të mos harrojmë që po Ukraina e ka goditur rëndë këtë fenomen duke larguar edhe gjeneralë. Nëse do tentohet një ndryshim të politikës, mund të shtrojmë pyetjen se a është gati Ukraina që nën breshërinë e sulmeve të përballet edhe me këtë situata. Por duhet thënë që Kushtetuta nuk e parashikon të mbahen zgjedhje në Ukrainë. Por Ukraina nuk është gati dhe nuk figura të qëndrueshme që mund të vendosen dhe të udhëheqin Ukrainën në betejë”, tha mes të tjerash eksperti Faik Basha.
/abcnews.al/


