Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SHBA do të vendosë nëse do të sulmojë Iranin/ Eksperti Softa: Nëse do ketë goditje, fokusi do të jetë tek programi bërthamor

schedule21:49 - 11 Shkurt, 2026

schedule 21:49 - 11 Shkurt, 2026

Eksperti Fatjon Softa u shpreh se shqetësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Iranin vazhdon të qëndrojë për shkak të çështjes së kontrollit të uraniumit.

Gjatë intervistës  në emision “War Report” në ABC News, eksperti Softa u shpreh se nëse do të ketë një sulm sipas tij do të jetë i pjesshëm, kryesisht tek programi bërthamor për shkak se dyshimet janë se baza kur u sulmua fillimisht nuk u shkatërrua plotësisht, por mori pjesërisht goditje.

Ndërsa për takimin me Netanyahun ai e sheh si përgatitjen e  një strategjie për të sulmuar Iranin, por qëndron edhe fakti i gjetjes së një mënyrë për arritjen e paqes.



“SHBA gjithmonë  e kanë pasur shqetësim Iranian. Trump fillimisht gjeti një mënyrë diplomatike duke thënë  se çdo dhunë që do përdorej ndaj protestuesve do ndërhyhet. Por sot tashmë po flitet për armët bërthamore. Dhe po bëhet presion për t’u ulur në bisedime për çështjen e kontrollit të uraniaumit. Por sulmi që realizuan SHBA ishte i fuqishëm, por baza e tyre nuk qenka shkatërruar plotësisht dhe ky është shqetësimi real që ai ka. Fakti që po zgjaten negociatat kërkon që të përdorë prezencën ushtarake në zonë si presion ta ulë në bisedime, por nuk flitet për ndryshim regjimi. Pra rrit sistemet e kontrollit të bazave nga ku Irani ka akuzuar se do sulmojë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!