Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet “krahu i djathtë” i Starmer/ Shefi i kabinetit kishte këshilluar kryeministrin britanik për emërimin e Mandelson

schedule12:18 - 9 Shkurt, 2026

schedule 12:18 - 9 Shkurt, 2026

Publikimi i miliona dosjeve në lidhje me Jeffrey Epstein ka shkaktuar një tërmet politik në Britaninë e Madhe.

Morgan McSweeney, shefi i stafit të Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si ndihmësi më i ngushtë i kryeministrit mes kritikave për emërimin e Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara. Mandelson përmendej qindra herë në dosje dhe dokumentet e publikuara provonin lidhjet e tij të ngushta me Epstein.

McSëeeney dha dorëheqjen duke thënë se merrte përgjegjësinë e plotë për këshillimin e Starmer për të emëruar Mandelson, i cili kishte qenë një aleat i ngushtë dhe mentor politik.



Largimi i figurës më të rëndësishme politike të Partisë Laburiste në vitet e fundit është një goditje e madhe për Starmer, i cili kishte filluar të mbështetej në gjykimin politik të McSëeeney, shpesh mbi të vetin. Madje McSëeeney konsiderohet si arkitekt i ditores së laburistëve në zgjedhjet e fundit.

Starmer tha se ishte një nder të punonte me McSëeeney për shumë vite dhe e falënderoi për shërbimin e tij.

Pavarësisht largimit të McSëeeney, presioni mbi Starmer për skandalin ka të ngjarë të vazhdojë, me publikimin e qindra mijëra dokumenteve që lidhen me Mandelson në komisionin parlamentar të inteligjencës dhe sigurisë. Ekziston gjithashtu një hetim policor në vazhdim për rrjedhjet e dyshuara të informacionit qeveritar nga Mandelson.

Por ky nuk është i vetmi rast nga Epstein ka marrë informacione konfidenciale nga Britania e Madhe. Në Pallatin Mbretëror, lidhjet e tij me ish princin Andreë ishin aq të ngushta, sa ky i fundit ka ndarë me vetëdije informacione konfidenciale me Jeffrey Epstein nga puna e tij zyrtare si i dërguar tregtar në vitet 2010 dhe 2011.

Emailet nga grupi i dosjeve të Epstein, tregojnë se ish-princi ndante raporte për vizitat në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam dhe detaje konfidenciale të mundësive të investimit.

Sipas udhëzimeve zyrtare, të dërguarit tregtarë kanë detyrimin e konfidencialitetit mbi informacionin e ndjeshëm, tregtar ose politik në lidhje me vizitat e tyre zyrtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!