Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk e kishte parë pjesën e një videoje të publikuar në rrjetet sociale që përmbante një klip me përmbajtje raciste, ku Barack dhe Michelle Obama paraqiteshin si majmunë.
Videoja 62-sekondëshe, e shoqëruar me këngën The Lion Slëps Tonight, ishte publikuar në platformën Truth Social dhe përfshinte pretendime për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Në fund të saj ishte shtuar klipi fyes ndaj çiftit Obama. Postimi u fshi disa ore pas publikimit te tij te premten në llogarinë e Presidentit Amerikan. Duke folur për gazetarët ne Avionin e tij Air Force One , Trump u shpreh se nuk kishte bërë gabim dhe se nuk kishte arsye për të kërkuar ndjesë.
Ai tha se kishte parë vetëm fillimin e videos përpara se ajo të publikohej nga një anëtar i stafit dhe se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes raciste.
“Pashë vetëm pjesët e para dhe ua dhashë stafit për ta kontrolluar. Nëse do ta kisha parë të gjithë videon, ndoshta do ta kishim publikua” deklaroi Trump nga avioni presidencial Air Force One. Ai shtoi se videoja u hoq sapo u kuptua përmbajtja e saj. Megjithatë kjo deklaratë e Trump nuk është besuar as nga qytetaret dhe as nga spektrit politik ne Shtetet e Bashkuara.
Trump posts new video that depicts Barack and Michelle Obama as monkeys pic.twitter.com/3ns9QgDwKe
— Catch Up (@CatchUpFeed) February 6, 2026
Reagimet ishin të forta edhe nga brenda Partisë Republikane. Senatori Tim Scott nga Karolina e Jugut e quajti videon “gjënë më raciste që kam parë nga kjo Shtëpi e Bardhë”. Deputeti republikan Mike Lawler e cilësoi postimin “të gabuar dhe thellësisht fyes”, duke kërkuar fshirjen e menjëhershme dhe një ndjesë publike. Edhe pas heqjes së videos, kritikat vazhduan. Senatori republikan John Curtis nga Utah e përshkroi klipin si “racizëm të hapur dhe të pajustifikueshëm”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se videoja ishte një “meme interneti” që paraqiste Trumpin si “mbret të xhunglës” dhe demokratët si personazhe nga filmi The Lion King, duke u bërë thirrje kritikëve të “ndalojnë zemërimin e rremë”.
Shoqata Kombëtare për Avancimin e Personave me Ngjyrë (NAACP) e quajti videon “të neveritshme dhe thellësisht fyese”, duke akuzuar Trump se po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështja Epstein dhe problemet ekonomike. Ngjarja vjen në vazhdën e një historie të gjatë tensionesh mes Trump dhe Obamës.
Para mandatit të tij të parë, Trump kishte përhapur pretendime të rreme se Obama nuk kishte lindur në SHBA, por në Kenia — pretendime të cilat më pas i pranoi si të pavërteta.


