Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vendi vakant i Muçit/ Meta shpall 10 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

schedule14:40 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 24 Dhjetor, 2019

Besnik Muçi u rrëzua në Vetting vetëm pak ditë pasi ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Për vendin vakant të krijuar, pas largimit të tij, kanë kandiduar 10 magjistratë. Emrat e tyre u publikuan sot nga Presidenca. 

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e parakohshme”, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Altin Binaj
2. Artan Spahiu
3.Dedë Kasneci
4.Eugen Papandile
5.Gentian Mete
6. Sergjio Mazreku
7. Sinan Tafaj
8. Sonila Bejtja
9. Shaqir Hasanaj
10. Zhaklina Peto



Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!