Një tjetër lloj qumështi për foshnje tërhiqet nga tregu në vendin tonë si një product I pa sigurtë.
“Beba Supreme Pre” me paketim 800 g dhe me datë skadence majin e vitit 2027.
Kompania “rosmman & lala” sipas Autorietit Kombëtar të Ushqimit kishte importuar 186 copë prej të cilave 114 I ka eksportuar në Kosovë.
Ndërkohë që 72 të tjerat I kishtë shpërndarë në rrjetin e dyqaneve në Shqipëri.
Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se ka bllokuar një sasi prej 68 paketimesh.
Katër prej tyre ishin shitur. Autoritetet thonë se kanë njoftuar konsumatorin të mos e përdorin këtë qumësht, por ta kthejnë në pikat e shitjes.
Qumështi për foshnje Beba Suprem Pre 800 gram është bllokuar dhe në Kosovë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë së produkti do të asgjësohet.
Javën e shkuar në vendin tonë u bllokuar dhe qumështin për bebe “aptamil 1 pronutra” me paketim 800 gramë dhe datë skadence nëntorin e vitit 2026 dhe më herët ai “nan 1 optipro” 800g.
Masa u mor nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit pas njoftimit nga autorietet europiane se në produkt ishe gjetur substanca cereulide , një toksinë e prodhuar nga bakteri bacillus cereus.
Sipas specialistëve ajo shkakton diarre, dhembje barku ndonjëherë dhe ethe të lehta 8 deri në 16 orë pas konsumimit.


