Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona 48 dhe 41 vjeç, si dhe ka ndaluar një 14-vjeçar.
Hetimet tregojnë se më 21 janar, dy të rriturit kanë shtyrë të miturin të vidhte një motor në rrugën “Kongresi i Manastirit”, i cili më pas është përvetësuar nga 41-vjeçari.
Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të këtij të fundit u sekuestruan dy motomjete dhe pjesë motomjetesh. I mituri dyshohet se gjatë dy viteve të fundit ka kryer rreth 150 vjedhje, katër prej tyre gjatë ditëve të fundit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e përgjegjësive të peronave të arrestuar.


