Tallja e Berishës për reformën territoriale, e ka një kosto të madhe boomerang. Për të vetëpërjashtuarin Ervin Salianji, të vetmit që po gënjehen janë demokratët.
“Njëherë thonë jo në drekë, pastaj po në darkë, jo në mëngjes. E bënë njëherë me avokatin e popullit. Pastaj thonë jo me Ramën ska bashkëpunim, pastaj ndryshe. O zotërinj dilni aty e jepni propozimet tuaja për reformën territoriale, për ti shtuar bashkitë, nxirr listën tonë të bashkive, e pastaj edi rama le të bëjë çfarë të dojë. Skemi më punë me edi ramën.”
Këtë deklaratë, Salianji e bëri nga Fieri. Aty ku provohet se humbja është në proporcion të plotë me zhgënjimin sa më e thellë e para, aq më e lartë e dytë.
Ndaj dhe Salianji, ia faturoi si humbjen dhe zhgënjimin, Gazment Bardhit.
“Jo për fajin tuaj, jo për fajin e demokratëve këtu u arrit një rezultat që nuk pritej. Listat, shohim që në to futen njerëz pa vota, që demokratët nuk i votojnë. Kurse ata me shumë vota, mbeten jashtë, dhe prap i sheh me qytetarët.”
Të dy më 11 maj ishin në Fier. Por Bardhi me humbjen hyri brenda PD, Salianji pas burgut doli jashtë. Tani për tu rikthyer, edhe pse i vetëpërjashtuar, ndërsa në PD zgjedhjet afrojnë, ish-deputeti kërkon të garojë.
“Iluzionet e disa drejtuesve të PD për të mos lejuar garë, është një papërgjegjshmëri ndaj demokratëve. Përjashtimet imagjinare, miqtë e armiqtë imagjinarë, boll, jemi shkëputur e janë shkëputur copëza, demokratët rrugëve, rama në qeveri. PD s’është pronë e askujt. S’është pronë e kryetarit dhe sekretërëve, por e demokraëve. Smund të kërkojmë ndryshim në Shqipëri, pa ndryshuar PD.”
Por ndaj kujt do të garojë Salianji, ndaj Berishës, ndaj Nokës, apo ndaj Bardhit. Kjo mbetet në plan të dytë, se planin e parë thotë se e ka arritur.
“ Ia kemi dalë deri tani, PD është zgjuar, analiza nisi, protesta po bëhen, jeni ju demokratët që i bëni ato protesta. Ashtu siç duhet të bëjmë më 10 shkurt.”
Më 10 shkurt është protesta e Berishës. Doktori e largon, Salianji bashkim kërkon. Në sondazhin e së hënës në Abc News, Salianji rezulton se ka gati 1/3 e mbështetjes së votuesve të PD, por 2/3 tjetër e konsideron lëvizjen e tij vetëm si ambicie personale. Dhe ky është testi i ish-deputetit përballë doktorit.
Në mbështetës-Salianjit: “I kërkoj Salianjit të mos dorëzohet, si nga shantazhet edhe nga joshjet që i vijnë nga PD.” / abcnews.al /


