Të paktën 65 komisionerë nga komuna e Vitisë janë ndaluar për tu intervistuar në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të votave gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor këtë të martë.
Intervistimet po zhvillohen në kuadër të hetimeve për parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në administrimin dhe numërimin e votave.
Hetimet janë ende në fazë fillestare, ndërsa ende nuk është njoftuar nëse ka persona të arrestuar.
Të ejten e javës së kaluar, drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka konfirmuar se janë dorëzuar prova në prokurori në lidhje me rastin.
Deri më tani ka komisionerë të arrestuar dhe të ndaluar në Prizren, Mitrovice dhe Malisheve në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me votat.
Edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për manipulim të votave të kandidatëvë për deputet në komunën e kryeqytetit.


