Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zëri që po ringjall ‘shpinë e vjetër’: Anduel Kovaçi mes suksesit, dashurisë e artit

schedule10:47 - 3 Shkurt, 2026

schedule 10:47 - 3 Shkurt, 2026

Në studion e ABC e Mëngjesit, këngëtari Anduel Kovaçi erdhi me një rrëfim të sinqertë dhe emocional, duke ndarë suksesin e këngës së tij më të re, “Shpia e vjetër”, e cila brenda vetëm 10 ditësh nga publikimi është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

“Fakti që është pritur kaq mirë, më mbush zemrën dhe më bën të ec përpara,”- shprehet Andueli, duke theksuar se për të muzika është mbi të gjitha ndjesi dhe lidhje me publikun. “Kur i këndoj këngët, dua që publiku të dashurohet me to, t’i ndjejë dhe t’i këndojë.” Teksti dhe muzika e këngës mbajnë firmën e Olsi Bylykut, një bashkëpunim që, sipas këngëtarit, ka goditur fort te dëgjuesit: “Teksti është tepër i rëndësishëm, ai është pika që prek drejtpërdrejt zemrën e publikut.”

Por Anduel Kovaçi nuk është vetëm artisti i skenës. Jashtë saj, ai shfaqet si një njeri thellësisht familjar: “Jemi një familje e madhe. Lidhja ime me motrat dhe nënën është shumë e fortë. Prindërit kanë qenë gjithmonë përkrahës dhe na kanë lënë të lirë të zgjedhim rrugën tonë.”



Nga licéu artistik, tek Akademia e Arteve, ku u diplomua si tenor, Andueli e ka pasur të qartë që në klasën e 9-të se muzika do të ishte rruga e jetës së tij. Sot, ai e ndan veten mes muzikës klasike, asaj qytetare, që e quan “dashuri të rrallë”, dhe projekteve të reja artistike.

Për herë të parë, Andueli flet edhe për jetën sentimentale: “Jam në një marrëdhënie moderno-tradicionale, pa tepri.” Vajza në krah të tij vjen nga Korça, duke krijuar një ndërthurje të bukur traditash mes Veriut dhe Juglindjes.

Përtej muzikës dhe dashurisë, ai ndau edhe përvojën në reality show “Ferma”, që sipas tij i solli miqësi të vërteta dhe një tjetër këndvështrim për jetën: “Miqësitë e vërteta ekzistojnë edhe në reality show, dhe unë jam një prej tyre.” Sa e ndryshoi kjo eksperiencë jetën e tij?

Anduel Kovaçi e pranon se pas “Ferma”-s, publiku e sheh ndryshe më afër, më njerëzor dhe më të sinqertë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!