Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasja ekzekutiv-gjyqësor/ Gjikondi: Për herë të parë në 30 vjet! Mes tyre, çarje e madhe…

schedule21:06 - 2 Shkurt, 2026

schedule 21:06 - 2 Shkurt, 2026

Juristja Brizida Gjikondi komentoi për Real Story përplasjen mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke theksuar se në aspektin pozitiv po ndodh për herë të parë në 30 vjet. Gjikondi u shpreh se çarja mes tyre është e madhe dhe ka ndodhur prej disa kohësh.

Më tej, Gjikondi theksoi se gjyqësori dhe kolegët nuk duhet të flasin vetëm për rrogat, por edhe për mosfunksionimin e KLGJ-së, hartën e re gjyqësore dhe mbingarkesën me dosje.

 “Është lajm i mirë se shohim për herë të parë në 30 vite përplasje të ekzekutivit dhe gjyqësorit. Është lajm i keq sepse çarja është e madhe dhe nuk është e sotmja. Kemi edhe kaos, nuk e ndan dot të bardhën me të zezën; gjeneza është te politika, që kur ka bërë reforma ka pasur synim intrigën. Doktori përfiton t’i hedh benzinë zjarrit dhe këtë ide ka pasur gjithmonë.



Gjyqësori, shoqatat dhe kolegët nuk duhet të flasin vetëm për rrogat, por duhet të flasin për mosfunksionimin në KLGJ, hartën e re gjyqësore, mbingarkesën me dosje. Duhet të flasin edhe për organizimin faktik. Rama po i bën në mënyrë indirekte presion GJ-së sa i takon vendimeve.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!