Vizitorët e Fontana di Trevi në Romë tani duhet të paguajnë një tarifë për t’iu afruar monumentit ikonik.
Biletat prej dy euro kanë hyrë në fuqi nga e hëna e dy shkurtit, për turistët që të zbresin shkallët në zonën përreth shatërvanit, ku është zakon të hidhet një monedhë.
Ideja e biletave ishte diskutuar që nga viti 2024 si pjesë e planeve për të ulur numrin e lartë të vizitorëve dhe për të promovuar turizmin e qëndrueshëm.
Autoritetet lokalë të Romës thonë se qëllimi I tarifës 2 euro, nuk është të mbledhë para, por të zvogëlojë dhe kontrollojë turmat, duke i ndaluar ata të hanë akullore ose pica në një monument që meriton respektin e duhur.
Të ardhurat do të shkojnë për përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe financimin e mirëmbajtjes së thesareve të panumërta kulturore të qytetit. Zyrtarët vlerësojnë se tarifa mund të gjenerojë 6.5 milionë euro shtesë në vit.
Shatërvani i shekullit të 18-të ka qenë prej kohësh një vizitë e domosdoshme për turistët në Qytetin e Përjetshëm, por shpesh është i mbipopulluar dhe plot me hajdutë xhepash.
Hyrja e fundit për të gjitha ditët është në orën 21:00. Pas perëndimit të diellit, hyrja është e hapur dhe falas.
Vizitorët mund të blejnë bileta nëpërmjet aplikacioneve online dhe një faqeje interneti të dedikuar, si dhe në hotele dhe institucione që zgjedhin t’i shesin ato.


