Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Real fiton mes kaosit/ Sukses 2-1 në derbin e vogël ndaj rivalit Rayo, Balliu në stol

schedule11:54 - 2 Shkurt, 2026

schedule 11:54 - 2 Shkurt, 2026

Kështu është kur luan për skuadrën më të madhe. Publiku në “Santiago Bernabeu” vërshëlleu rëndshëm futbollistët e Realit të Madridit, në përfundim pushim të sfidës së La Ligës ndaj Rajo Vajekanos.

Derbi i vogël i kryeqytetit po shkonte si mos më keq, pavarësisht diferencës qiellore mes dy ekipeve, dhe tifozët u zbrazën për të gjitha.

Të mendosh se pjesa e parë u mbyll në avantazh 1-0 pas golit nga Vinisius, por përkrahësit kastilianë nuk ishin aspak të kënaqur.



Nisja e së dytës ishte edhe me zi me golin e shënuar nga miqtë nga Horge De Frutoz që në 49’.

Çfarë ndodhi më pas?

Pasoi një rrëmujë e vërtetë, një kaos ku yjet madrilenë nuk po njihnin i pari të dytin.

Kjo, edhe pse ata vendosën zemrën në fushë dhe arritën fitoren fare në fund.

U desh gjithsesi një penallti, u desh edhe që Rajo të mbetej me 10 lojtarë pasi senegalezi Sis mori karton të kuq në 80’.

Vajekano protestoi shumë për penalltinë që u duk se ishte dhe Mbape nuk gaboi nga 11 metra larg.

Të përditshmet e kryeqytetit gjithsesi, nuk I falën “merengesit”.

“Marka” shkruajti se ndaj Rajos mbretëroi kaosi më absolut, se Reali ishte I shkatërruar emocionalisht, pa rregull e qartësi në fushë, ndërsa ambienti në “Bernabeu” po bëhet gjithnjë e më armiqësor! “Madridi mori frymë me penallti në minutën e 100-të!”

Gazeta tjetër, “AS”, ishte shumë kuptimplotë në titull: Madridi varet në fije të perit! Në foto, dy golshënuesit, Vinisius e Mbape!

Pas nervave, kartonëve të kuq dhe mbi 100 minutash lojë, Reali doli fitues nga dueli I La Ligës.

Pavarësisht kritikave ndaj lojtarëve dhe trajnerit Arbeloa, rekordmenët e titujve janë në vend të dytë në kampionat, vetëm një pikë prapa Barcelonës që kryeson me 55.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!