Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e berberit në Lezhë/ Dyshohet për shkëmbim zjarri, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

schedule10:43 - 2 Shkurt, 2026

schedule 10:43 - 2 Shkurt, 2026

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, dy automjete janë afruar nga segmenti Lezhë -Rrile dhe në tokë kanë zbritur dy persona që kanë qëlluar me breshëri armësh në diagonale, ndërsa brenda ambienteve që shërbente si berberhanë ndodheshin 4 persona. Distanca e gjuajtjes nuk ka qenë më shumë se 4 metra dhe duket se objektiv kanë qenë më shumë se 1 person, nisur nga mënyra sesi është qëlluar.

Nga hetimet është bërë e ditur se edhe nga brenda ambienteve të berberhanës është qëlluar në drejtim të autorëve, pasi disa prej plumbave kanë prekur një godinë dy katëshe me biznese që ndodhej përballë berberhanës dhe plumbat shkojnë deri në lartësinë 5 m, që hedh dyshimet se shkëmbimi i zjarrit ka qenë në momentin që personat kanë qenë të shtrirë.

Autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake dhe në kokë mbanin kapuçë dhe menjëherë janë larguar në drejtim të rrugës drejt fshatit Shënkoll



Policia ka dyshime se mund të jetë edhe një tjetër person i plagosur, por që pas kontrolleve në spital apo klinika nuk ka identifikuar asnjë person që të ketë marrë ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye ditën e sotme ekspertët e policisë janë rikthyer në vendngjarje për të marrë mostra të tjera gjaku.

Policia po verifikon kamerat e sigurisë për të identifikuar personat që ndodheshin brenda berberhanës në momentin e atentatit dhe t’i marrë ata në pyetje nëse kanë dyshime për autorët e mundshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!