“Boll me molotovë”, ishte ky mesazhi i raportuesit për Shqipërinë Andreas Schieder.
Avokati Idajet Beqiri, “skanoi” deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, duke thënë se qëndrimet ishin të qarta.
Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati theksoi se armiku më i madh i Shqipërisë është kreu i PD Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjës kryesor të shkatërrimit të vendit.
“Në Shqipëri të vetmit që e mbrojnë Berishë janë afro 3 mijë kriminelë që ka në organizatën e tij kriminale. Por ato janë njerëz që kanë përfituar prej tij, kanë vrarë prej tij dhe janë të detyruar që të mblidhen pas komandës së tij. Pra ata e besojnë dhe i shkojnë nga pas. Por Shqipëria dhe shqiptarët i kanë kthyer kurrizin. Ai ngelet misionar i Serbisë…”, shtoi më tej avokati Idajet Beqiri.
/abcnews.al/


