Sfida po afron dhe po ethet po shtohen. Në Poloni kanë nisur të komentojnë duelin mes kombëtares së tyre dhe Shqipërisë, e në “fushë” ka zbritur edhe njëra nga legjendat më të mëdha të futbollit të këtij vendi.
Zbignjev Bonjek, ylli i dikurshëm i polakëve, e po ashtu i Juventusit, është detyruar të reagojë pas deklaratave të një gazetari që foli me superlativa për ekipin e sotëm bardhekuq.
Gazetari Lukash Ciona shkruajti se Polonia ka sot ekipin kombëtar më të fortë për shumë vjet, se Zielinski po shkëlqen në Itali, se Kesh është dominues në Angli, se Levandovski mbetet një profesor, se portierët janë klas botëror, cilido që të luajë, dhe se mbrojtja është një mur.
Bonjek komentoi në rrjetet sociale, duke u përpjekur të ftohë euforinë.
“Dhe nëse nuk do të arrijmë suksesin, të mos themi historinë e vjetër se Levandovski nuk ka me kë të luajë”, – shkruajti thjesht ish-sulmuesi I shquar.
Kombëtarja shqiptare luan në 26 mars në “Stadiumin Kombëtar” të Varshavës, gjysmëfinalen e plej ofit për Kupën e Botës, duke pasur rival pikërisht Poloninë, dhe në rast fitoreje ndeshet me Suedinë ose Ukrainën në finale.
Bilancin me rivalin e parë nuk e kemi të mirë, ndonëse vitet e fundit kemi qenë më të fortë dhe gjithçka ka qenë më e ekuilibruar.


