Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se brenda një ose dy muajsh, do të merret një vendim nëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë zyrtarisht nga dhjetori apo nga marsi i vitit të ardhshëm dhe se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë nga shtatori dhe tetori.
Vuçiç shtoi se vendimi do t’i çohet parlamentit serb.
“Do të marrim vendime së shpejti. Pyetja është nëse do të fillojmë me shërbimin ushtarak nga dhjetori apo nga marsi, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta kalojmë para Asamblesë Kombëtare të Serbisë”, tha presidenti serb.
”Nga shtatori apo tetori do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç.
Kur u pyet se nga çfarë varet kjo, Vuçiç tha se kjo varet nga përgatitjet.
”Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë”, tha Vuçiç në Topcider, ku mori pjesë në konferencën informuese në lidhje me rezultatet e analizës së gjendjes, aftësive operative dhe funksionale të ushtrisë serbe për vitin 2025.
“Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi dhe seriozisht duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse të forcave ajrore dhe mbrojtjes kundërajrore janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike”, u tha Vuçiç gazetarëve pas takimit.


