Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Reformë për të evidentuar saktë dëmet”, Vengu: Projektligj për forcimin e teknologjisë ushtarake

schedule11:48 - 29 Janar, 2026

schedule 11:48 - 29 Janar, 2026

Rreth 3.5 milionë euro do të jenë në dispozicion për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga zjarret në bashkitë e vendit. Ministri Pirro Vengu tha se qeveria ka financuar edhe bahskitë me detyrime të prapambetura, ndërkohë që ka theksuar se vetëm një bashki ka mbetur pa konkluduar situatën me dëmet e përmbytjeve.

Më tej, Vengu foli edher për projektligjin e sotëm të propozuar që do të ketë në fokus përforcimin e teknologjisë ushtarake.

“Akti normativ për zjarret u miratua dhe është bërë edhe disbursimi. Janë 3.5 milionë euro që janë kompensuar. Edhe rasti i Krujës e ka gjetur financimin nga qeveria, ka pasur disa situata me detyrime të mbartura dhe kemi ardhur në ndihmë.



Ne kemi vijuar me dëmshpërblime për objekte banesa dhe stalla dhe duhet të vijojmë tek bujqësia. Ministritë përkatëse do të bëjnë një paketë të posaçme për bagëtitë e dëmtuara, pra dëmet në natyrë.

Kompensimi që kemi bërë për bashkitë ka qenë për banorët, banesat dhe aktivitetet. Për pyllëzimin kemi një plan me ministrinë për ripyllëzimin me dronë, sepse është parandalimi më i mirë për përmbytjet, por edhe për klimën.

Për zjarret, 3.5 milionë euro i përfshijnë nevojat, do të vijojmë me përmbytjet. Ka bashki që mund të kenë një vlerësim të ndryshëm. Do të vijojmë me reformën për të evidentuar më saktë dëmet, ka objekte kulturore që nuk janë parashikuar dhe duhet të adresohen në vendimin e qeverisë.

Deri para pak ditësh një bashki nuk kishte përfunduar bilancet e dëmeve, mund edhe të jetë finalizuar. Do të jemi në kushtet që Mbrojtja Civile do të dërgojë një informacion të plotë tek Ministria e Financave.

Projektligji i sotëm është për import-eksport të mallrave ushtarake, ku shpeshherë harrohet edhe softëare-i, dhe ne kaluam sot projektligjin për forcimin e teknologjisë ushtarake. Është një projektligj që përmbyll negociatat e Kapitullit 30.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!