“Skënderbeu ekip që të prish punë”, Daja replikon direkt në Pressing

schedule22:45 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 22:45 - 23 Dhjetor, 2019

Sulejman Starova dhe Ilir Daja kanë replikuar në emisionin “Pressing” në Abc News, në lidhje me motivimin e skuadrës korçare. Starova fillimisht: “Klasifikimi është i drejtë. Kukësi nuk arriti të mbante distancën që kishte me parë duke lënë pikë me Skënderbeut, që këtë vit është kthyer në një ekip që të prish punë”.

Daja në lidhje direkte replikoi: “E dëgjova Starovën që tha se Skënderbeu luan për të prishur punë. Në i kemi dhënë tonin kampionatin shqiptar gjatë viteve të fundit, diçka që nuk e ka arritur asnjë ekip.

Përfaqësojmë një qytet simbol kulture në Shqipëri. Nga plani sportiv kemi pasur luhatje, s’mund ta shkëpusim këtë pjesë. Skënderbeu është i vetmi ekip në Europë që përballet me një problem kaq madhor (Dënimi nga UEFA).

Në përballjet direkte me ekipet e kreut kemi pikë të barabarta, përjashto ndeshjet me Partizanin. Të gjithë e dimë problematikën e këtij klubi. Me mundësitë që kemi, kemi bërë maksimumin”, tha Daja.

Starova më pas mori fjalën: “Po i referohem vetëm dy fazave të bëra deri më tani. E di situatën e rëndë që ka Skënderbeu për shkak të atij dënimi të padrejtë. Përgëzoj të gjithë në Korçë për përpjekjet që po bëjnë për ekipin”.

“Daja ndoshta u keqkuptua, por kjo është e shumë e çuditshme. Skënderbeu ka pësuar 27 gola, dy më pak se Luftëtari. Është çudi që një ekip që luan mirë ndaj ekipeve të kreut të shënojë vetëm 16 gola dhe të pësojë 27. Këto janë shifra shumë shqetësuese”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!