Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Serbi, studentët nuk braktisin protestat/ Vuçiç nuk shpall datën për zgjedhjet e parakohshme

schedule17:05 - 28 Janar, 2026

schedule 17:05 - 28 Janar, 2026

Protestat kundër Aleksandër Vuçiç dhe regjimit të tij nuk ndalen në Beograd. Mijëra protestues që u mblodhën në sheshet kryesore të kryeqytetit shprehën hapur qëndrimin e tyre kundër asaj që e quajtën neglizhencë të qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Protestat u mbajtën nën moton “dija është fuqi”.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet, madje edhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që mbështetën protestuesit.

Sipas pedagogëve, asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reaguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më.



Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës, por ata i kanë kthyer protestat e tyre në “luftë politike” duke trajtuar në çdo dalje nga një tema konkrete.

Demonstrata janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që nisën që prej 1 nëntorit të vitit 2024, kur një strehë prej betoni e stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb duke shkaktuar 16 viktima.

Nga ai moment, protestat në vend kanë bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiç për neglizhencë dhe korrupsion.

Vetë presidenti serb ka deklaruar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, por pa dhënë asnjë datë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!