Timoni u bllokua dhe shoferi nuk mundi të manovronte. Shoferi po ngiste makinen me sistemin autopilot. Kjo është dëshmia e parë që ka ardhur nga një të mbijetuarit e aksidenit tragjik që ndodhi mesditën e të martës prane qytetit Lugoj te Rumanise ku një fugon që po transportonte tifozët e ekipit Grek Paok u përplas me një kamion cisterne duke lënë pas 7 viktima dhe tre të plagosur.
Në mesin e viktimave ishte edhe Shtetasi Shqiptar Vasil Pilo nga Korca qe kishte nenshtetesisne Greke nderkohe qe ne mesin e 3 personave te plagosur ishte nje tjeter shtetas shqiptar I Identifikuar si Genci Sadiku .
Pamjet nga aksidenti I rende automobilistik tregojne se Shoferi I cili kreu manovren e parakalimit, nuk arriti dot te kthehej dot ne Korsine e tij duke shkuar keshtu drejt kamionit cistern me te cilin pati perplasjen fatale.
Hetimet per zbardhjen e rrethanave të aksidentit po vijon. Pavareisht deshmisë së njërit prej të mbijetuarve, media greke Kathimerini shkruan se një ekspert Rumun që ka analiuzuar përplasjen thotë se brenda furgonit mund të ketë noddhur dicka që e ka bërë shoferin të humbasë kontrollin, duke mos përjashtuar mundësinë e pergjumjes apo një sëmundje tek shoferi e duke vijuar tek deri mundësia se brenda furgonit ka pasur nje sherr ne momentin e perplasjes.
Grupi i tifozëve I cili ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK kishte njedkur prej vitesh itenerarin specific permes Bullgarise, Rumanise dhe Hungarise duke shmangur keshtu pritjet e gjata kufitare ne vende jo anetare te Bashkimit Europian sic mund te ishin rruget alternative nga Maqedonia e Veritut, Serbia dhe Bosnja.
Mediat Greke shkruajne se Tifozet e ekipit Grek Paok ky mes tyre edhe dy shqiptaret qe ndodheshin ne furgon, nuk kishin humbur asnje ndeshje te ekipit te tyre te zemres.
Autostrada ne te cilin ndodhi aksidenti ne Rumani eshte cilesuar nga mediat Greke si “rruga e vdekjes” pasi vetem pergjate vitit 2025 ne kete aks prej 640 kilometrash te gjate kishin ndodhur 325 aksidente te cilat kane rezultuar me 479 persona te lenduar dhe 43 viktima. / abcnews.al /


