Vasil Palo është një nga viktimat e djeshme në Rumani. Sipas njoftimit të Ambasadës Shqiptare në Athinë, Vasil Palo është nga Korça. Familja e tij ka emigruar herët në Greqi. Babai i tij ka ndërruar jetë dhe ai jetonte së bashku me nënën dhe motrën.
Në një intervistë për ABC News, kushëriri i parë i babait të tij, Thomaq Ninka, tha se lajmin e morën vesh nga mediat dhe se me familjen e tyre nuk kanë pasur shumë lidhje.
“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë në lajme. Djali kishte lindur në Greqi.
Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di. Siç iknin me furgon, ishin përplasur me një kamion dhe kjo është ngjarja.
Jetonte në Greqi, i ati i kishte vdekur. Jetonte me motrën dhe me të ëmën.
Nuk kemi pasur shumë lidhje që kur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër dhe ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej. Nuk kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata.
Pavarësisht se ne nuk kemi pasur lidhje, siç ikën ata, ne nuk vinim dot, se nuk kemi kartat, pasaportat për të vajtur. Duke qenë të vdekur dhe kushërinj, mbyllen shumë gjëra, nuk e dimë, se e ëma u martua. Ka gati 10 vite që i ati i ka vdekur. Ai ishte rreth 13–14 vjeç kur i vdiq i ati.
Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça, siç ikin shqiptarët. Andej kanë lindur edhe djali edhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe.”
Vasil Palo humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident rrugor, së bashku me tifozë të tjerë të PAOK FC, gjatë një udhëtimi drejt Lionit.


