Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Redion Qirjazi ka analizuar gjatë një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, zhvillimet e konflikteve në botë.
Gjatë intervistës, foli edhe për pushtimin Ukrainës nga Rusia duke thënë se shpenzimet që Moska ka bërë në këtë luftë, janë duke e groposur atë.
Më tej eksperti i Çështjeve të Sigurisë theksoi se deri më tani Rusia nuk është se ka marrë një territor të madh të Ukrainës, kjo falë edhe mbështetjes së Europës për Ukrainës.
“Shpenzimet që ka bërë Rusia janë duke e groposur atë. Kina është duke u shndërruar në furnizuesin kryesor të Rusisë për shkak të sanksioneve. Ekonomia e luftës është duke e shkatërruar atë ekonomikisht, edhe pse tani ende nuk kuptohen. Nga ana tjetër Europa ka një ekonomi më të qëndrueshme. Pra duhet kuptuar është se ajo që ofron më shumë marrëdhënie është Europa, dhe fuqia e saj blerëse është jashtëzakonisht e madhe. Por uniteti politik i Europës është problemi”, shtoi ai.
/abcnews.al/


