Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“1/3 e popullsisë sonë ka emigruar”, Ozuni: Paketa e Maleve, përpjekje e qeverisë për rikthimin…

schedule14:22 - 27 Janar, 2026

schedule 14:22 - 27 Janar, 2026

Plakja e popullsisë dhe emigracioni po kthehen në sfida serioze për ecurinë e ekonomisë.

Prej vitit 1990, Shqipëria ka humbur rreth 40% të popullsisë nga emigracioni, ndërsa Kosova rreth 50% të popullsisë.

Eksperti i ekonomisë Ferjolt Ozuni tha për Money Report se plakja e popullsisë është një ndër sfidave më të mëdha, pasi jo vetëm ëhstë larguar popullsia e aftë për punë por janë larguar së bashku me familjet e tyre. më tej në analizën e tij, Ozuni tha se bujqësia dhe turizmi janë më të prekura, ndërsda theksoi se qeveria përmes Paketës së Maleve synon të rikthejë në atdhe, saktësisht në zonat rurale, ‘të larguarit’ nga vendit.



“Plakja e popullsisë ekzistuese dhe emigrimi janë dy nga sfidat më të mëdha. Është larguar më shumë se një e treta e popullsisë nga vendi; kjo është popullsia aktive, krahu kryesor i punës në vendin tonë. Industritë më të prekura janë ato të bujqësisë, sepse po t’i shohim edhe statistikat, pjesa më e madhe e të larguarve janë nga zonat rurale. Pra, popullsi aktive në bujqësi, por edhe në industrinë e shërbimeve. Ndoshta edhe industria turistike po e ndien këtë, duke pasur vështirësi në ofrimin e shërbimit.

Janë larguar krahë pune të kualifikuar, të cilët pas pandemisë e gjetën veten të papërgatitur për ta përballuar situatën. Bujqësia është sektori që është prekur më shumë, por edhe turizmi. Janë larguar së bashku me familjet, duke marrë edhe fëmijët, të cilët ishin në moshë që do të përbënin krah pune fillestar në vitet në vijim.

Një nga strategjitë dhe politikat më të mëdha të qeverisë është edhe “paketa e maleve”, e cila synon rikthimin e qytetarëve të larguar drejt zonave rurale, ku do të tentohet ripopullimi. Këto janë aktivitete politike që kërkojnë kohën e tyre për të dhënë efekt, pasi edhe lëvizjet demografike nuk ndodhin me një të rënë të lapsit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!