Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Emigracioni sfidë për ekonominë në Shqipëri/ Sejko: Popullsia e Shqipërisë është ulur me 1 të tretën prej 1990

schedule14:13 - 27 Janar, 2026

schedule 14:13 - 27 Janar, 2026

Plakja e popullsisë dhe emigracioni po kthehen në sfida serioze për ecurinë e ekonomisë.

Shqetësimi u ngit nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe përfaqësuesja e BERZH Ekaterina Solovova, gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit për vendin.

Sipas Sejkos, ndryshimet demografike po japin efekte negative në disa drejtime: në tregun e punës, në paga dhe në ecurinë e inflacionit.



Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy ndër vendet mes ekonomive të BERZH me shkallën më të lartë të emigracionit dhe si shqetësues përmendet fenomeni i largimit të qytetarëve të arsimuar.

Prej vitit 1990, Shqipëria ka humbur rreth 40% të popullsisë nga emigracioni, ndërsa Kosova rreth 50% të popullsisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!