Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, protestën e opozitës. Elezi nuk e cilësoi një revoltë siç edhe është paraqitur nga kreu i PD Sali Berisha, por një protestë e organizuar.
“Kur e planifikon dhe jep urdhra është protestë dhe është çështje organizimi. Kur do të organizosh protestë kombëtare, Berisha nuk nxjerr gjysmën e ushtarëve të vet. Pra nuk është një revoltë. Kur qytetarët nuk të besojnë edhe numri i njerëzve mbetet i kufizuar. Këta nuk arrijnë do të kthejnë në eficencë strukturat e veta sepse PD është e shkërmoqur totalisht”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Elezi shtoi se Partia Demokratike është një parti e shkërmoqur institucionalisht. Ndërsa nënvizoi se në PD janë shkelur rregullat bazike.
“Mungesa e rregullave ka ulur besueshmërinë edhe në struktura, lëre më besueshmërinë në popull. Vakumi të tret dhe ai për të mos lënë vakum, thotë unë po sulmojnë Ramën, po i trondit themelet. Cilat themele po i trondit Ramës? Por problemi nuk zgjidhet në këtë mënyrë, duhet të jetë model që qytetarët të besojnë. Këta janë armiq të institucioneve, pra a do kthehemi ne ta respektojmë rregullin dhe të mos e shkelim”, the më tej Elezi.


