Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rinumërimi në Kosovë, ende larg fundit/ Zeqiri: Zgjedhjet dy ditë para vitit të ri, solli manipulimin e votave

schedule17:43 - 26 Janar, 2026

schedule 17:43 - 26 Janar, 2026

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë po vijon rinumërimi i votave.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, janë rinumëruar mbi 1.700 vendvotime, nga 2557 që janë në total. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të numërohen edhe një herë të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, pasi gjatë rinumërimit të vetëm një të katërtës së tyre janë evidentuar rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.

Analisti Sadik Zeqiri tha se manipulimi i votave ishte i parashikueshëm për shkak të organizimit të zgjedhjeve dy ditë para Vitit të Ri dhe mungesës së vëzhguesve ndërkombëtarë. Sipas tij, fajësia nuk mund t’u atribuohet numëruesve, por organizimit dhe mungesës së kontrollit nga KQZ-ja, duke shtuar se sa më shumë vëzhgues, aq më shumë siguri për procesin zgjedhor.



“Manipulim të votave të zgjedhjeve. Keqpërdorim të kutive ka pasur edhe në zgjedhjet e kaluara, por nuk ka pasur ankesa. Fajtor nuk mund të them që janë 109 numëruesit e votave, por fajet i ka edhe organizimi i zgjedhjeve dy ditë para Vitit të Ri.

Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të ishin në Kosovë. Kur ka vëzhgim, ka pasur mundësi të organizoheshin zgjedhjet edhe në ditë tjetër. Kur ka media, organizata ndërkombëtare, do të kishte kontroll më të mirë. Ky është problem që është ditur se do të ndodhte kjo. Është kërkesë edhe nga parti të tjera që të mos organizoheshin zgjedhjet dy ditë para.

Sa më shumë vëzhgues, aq më shumë siguri. Sigurim mund të jetë edhe KQZ-ja, që nuk ka vëzhguar komisionerin e vet. KQZ nuk ka bërë verifikim të kandidatëve, por ato lista që janë dërguar janë certifikuar.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!