Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ukraina mund Rusinë… në tenis/ Elina Svitolina fiton 2-0 ndaj rivales ruse Mirra Andrejeva

schedule12:47 - 26 Janar, 2026

schedule 12:47 - 26 Janar, 2026

Ishte me të vërtetë një derbi. Askush nuk dëshiron të humbasë kur një ukrainase është në terren ndaj një ruseje, dhe këtë herë ishte Elina Svitolina që doli me kokën lart nga Arena madhështore “Rod Lejvër” në Melburn.

Tridhjetenjëvjeçarja mundi 2-0 rivalen shumë më të re, Mirra Andrejeva, me një dominim që ndoshta nuk ishte parashikuar.

Me përvojën e saj shumë më të madhe, por ndoshta edhe me ndjenjën e detyrimit ndaj popullit të saj që po lufton prej 4 vitesh ndaj një agresioni të ashpër,



Vajza e lindur në Odesë ia doli me rezultatin e thellë të seteve, 6-2 e 6-4, edhe pse rivaliteti ekzistoi dhe dueli zgjati një orë e 23 minuta.

Svitolina është padyshim një teniste shumë e mirë, edhe pse nuk ka fituar ende një Grand Slem.

Ajo ka arritur gjysmëfinalet dy herë në Uimbëlldon dhe një herë në US Open, ndërsa në Melburn dhe Paris është ndalur në çerekfinale.

Sa për Andrejevën, rusja 18-vjeçare do të ketë rast për të fituar në të ardhmen.

Në çerekfinale, ukrainasja, që është e 12-ta në botë, do të ketë një provë shumë të vështirë pasi përballë saj do të jetë amerikania e fortë, Koko Gof, e cila vërtet është shumë e re, vetëm 21 vjeç, por I numëron dy tituj Grand Slem në karrierë, pikërisht në Rolan Garos të Parisit dhe US Open.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!