Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha në Hamallaj me banorët e prekur nga tërmeti: Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, kjo që bën qeveria është kriminale

schedule17:50 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 17:50 - 23 Dhjetor, 2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha takoi banorë të fshatit Hamallaj në Durrës, të cilët prej më shumë se 1 muaj jetojnë në çadra dhe ankohen se janë të harruar nga shteti. Kryedemokrati  e cilësoi kriminale sjelljen e qeverisë në raport me banorët, ndërkohë që i bëri thirrje Prokurorisë të reagojë për vendorët që po abuzojnë me ndihmat.

Pas afro 1 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, familje në fshatin Hamallaj në Durrës flasin për një braktisje totale nga shteti dhe banesa të painspektuara për nivelin e dëmtimit. Kreu i opozitës, Basha dëgjoi shqetësimet e banorëve.

“Nga mëngjesi deri në darke vetëm propagandë. Propaganda as nuk ju ngroh, as nuk ju ushqen, as nuk ju çon fëmijët në shkollë. Kemi një muaj që ju themi, për shtëpitë në fshat është shumë e thjeshtë: ejani vlerësoni dëmin dhe në bazë të dëmit u jepni paratë në dorë banorëve në fshat sepse i rregullojnë vetë shtëpitë’, shprehet Basha.

Banorët e Hamallajt flasin edhe për lista të zeza partiake nga zyrtarët që po menaxhojnë ndihmat për tërmetin.

Për të tilla raste Basha thirrjen e ka për organin e akuzës.

“Kjo është për ndjekje penale se Zoti nuk i ndau njerëzit kur ra tërmeti, ky po i ndan”, tha kryedemokrati.

Një pemë festive është vendosur në kampin ku janë vendosur çadrat e kontenierët, ndërkohë që banorët ankohen se nuk kanë as ushqim

Për kryedemokratin ajo që qeveria po bën me banorët është kriminale.

“Ia kemi thënë që ditën e parë, hiqja lekët atyre oligarkëve. Sikur asgjë tjetër në zonat rurale, me i zëvendësuar çadrat me konteinerë. E dyta vlerëso dëmin,  e treta jepu paret në dorë njerëzve në zonat rurale”, tha Basha.

Përfaqsues të opozitës janë në terren për të konstatuar reagimin e instancave qeveritare në raport me banorët e prekur nga tërmeti, ndërkohë që akuzat ndaj kryeministrit nuk kanë munguar për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mars të 2020./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!