Një vatër zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.


