TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ABC News, u shpreh se Sali Berishës duhet t’i vihen prangat si organizator i vrasjeve të mbetur në tentativë ndaj efektivëve të Policisë.
“Sonte duhet t’i vihen prangat Sali Berishës, si organizator i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj përfaqësuesve të Shtetit, që janë punonjësit e policisë.
Sonte, në këto momente, Sali Berisha duhet të jetë në pranga dhe nesër duhet të jetë para gjyqtarit që t’i caktojë masën e sigurisë. Kjo është demokracia, ky është shteti”, tha ai./abcnews.al


