TIRANË- Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbështetësit e tij sulmuan me molotov dhe fishekzjarrë godinën e kryeministrisë.
Këto pamje janë pothuajse të njëjta me protestat e mëparshme, që ka mbajtur PD, ku pas fjalës së doktorit, “grupi i molotovit” ka sulmuar menjëherë godinën.
Protesta e thirrur nga PD, e cila zgjati pak më shumë se 60 minuta, vuri në gatishmëri Policinë e Shtetit.
Në terren ishin 1350 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, të cilat u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës.









