TIRANË- Dje e vrau Ramaduron me votë, por shpresa vdes e fundit, doktori thotë se Trump po e mban akoma gjallë.
“Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi. Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi. E kupton se, është një Ramaduro i vërtetë. Dhe vinte në parlament i shpërfytyruar. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë.”, tha Berisha.
Donald Trump nuk e priti Davos, po Ivanka Trump pse e vizitoi në Tiranë? Berisha thotë se punët janë të ndara, ka afera biznesesh të familjes Trump, ka dhe borde zyrtare të Presidentit Trump.
“Tani, që unë të them këtë, duhet të them që presidenti Amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij, mos ta ketë në zyrë. Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua.”, shtoi Berisha.
Edi Rama megjithatë mbetet kryeministër. Dhe doktori uli dhe entuziazmin e demokratëve. Të shtunën protesta s’qenka për rrëzim, por për mësim.
“Do t’i japim mësimin që meriton qeverisë, kështu do ta cilësoj unë protestën, qytetarët do ti japin leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë, ta provojë. Kaq i them, rri aty”, tha ai.
Dhe për sa kohë opozita të mos e ketë seriozisht, edhe PS do të vijojë e vetme reformat. Berisha tha se edhe ai do i bëjë reformat e tij, jo në parlament, por në rrugë.
“Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare. Do bëjmë reformën e vërtetë”, theksoi Berisha.
Tani që t’i çojë para reformat e tija Berishës i duhet te gjejë dhe një parlament imagjinar ku ai ka shumicën. Për momentin 50 deputetët e tij nuk i hyjnë më në punë Kuvendit të Shqipërisë, përveçse për spektakël në seanca/abcnews.al


