Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kronologji/ Bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë përgjatë 2025

schedule10:57 - 23 Janar, 2026

schedule 10:57 - 23 Janar, 2026

Për herë parë që nga fillimi i luftës, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë bisedime trelëshe në Abu Dhabi, me qëllim fundin e konfliktit që filloi katër vite më parë. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Steve Witkff dhe Jared Kushner, të cilët i bahskohen takimit pas një bisede me Vladimir Putin në Moskë.Nga Ukraina në takim marrin pjesë disa nga zyrtarët e saj të lartë, përfshirë Rustem Umerov, kreun e këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Kyrylo Budanov, kreun e zyrës së Zelensky, negociatorin David Arakhamia dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Andrii Hnatov. Bisedimet për palën ruse drejtohen nga admirali Igor Kostyukov, zëvendësshef i shtabit të përgjithshëm rus. I dërguari rus i investimeve Kirill Dmitriev është gjithashtu në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të takohet veçmas me Witkoff në takim.

Një kronologji (e kohëve të fundit) e bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë

Riad, Mars 2025



Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një armëpushim detar në Detin e Zi në marrëveshje të ndara me SHBA-në pas tre ditësh bisedimesh në Arabinë Saudite.

Stamboll, Maj 2025

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia ranë dakord të shkëmbejnë nga 1,000 të burgosur lufte secila, pasi zhvilluan bisedimet e para ballë për ballë me njëra-tjetrën që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska.

Anchorage, Gusht 2025

Në takimin e parë që nga viti 2018, Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrënguan duart në Alaska – megjithëse u bë pak përparim drejt paqes. Duke folur me gazetarët pas bisedimeve, Putin tha se ishte arritur një “marrëveshje” e paspecifikuar, por theksoi se “shkaqet rrënjësore” të konfliktit duhet të eliminohen përpara se të arrihet paqja.

Gjenevë, Nëntor 2025

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas u takuan në Zvicër për bisedime mbi një plan paqeje me 28 pika të mbështetur nga SHBA-ja. Pasi drafti origjinal u kritikua nga disa si shumë i favorshëm për Kremlinin, u hartua një kornizë e përditësuar paqeje. Zelensky tha se kjo përfshinte “sinjale se ekipi i Presidentit Donald Trump po na dëgjon”.

Moskë, dhjetor 2025

Kremlini tha se pesë orë bisedime midis Putinit dhe negociatorit kryesor të Trump – Steve Ëitkoff – nuk kishin arritur të prodhonin një përparim, pasi pjesë të planit të ri të paqes mbetën të papranueshme për Moskën, përfshirë çështjen e territorit.

Berlin, dhjetor 2025

Një takim midis zyrtarëve evropianë dhe një delegacioni të Kievit çoi në ofrimin e garancive të sigurisë të ngjashme me ato të NATO-s nga SHBA-të, ndërsa Zelensky sinjalizoi për herë të parë se ai mund të “bënte kompromis” për ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive të forta.

Miami, dhjetor 2025

Pak para Krishtlindjeve, të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës u përqendruan në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh të mbështetur nga SHBA-të në bisedimet në Miami, ndërsa zyrtarët e SHBA-së u takuan gjithashtu me të dërguarin rus Kirill Dmitriev.

Mar-a-Lago, Dhjetor 2025

Zelensky dhe Trump u takuan në resortin presidencial në Florida, ku udhëheqësi ukrainas tha se bisedimet mbi një plan të rishikuar paqeje ishin përfunduar “afërsisht 95%”.

Davos, Janar 2026

Zelensky deklaroi se bisedimet e paqes kishin arritur “kilometrin e fundit” pasi u takua me Trump në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, ku tha se dyshja arriti një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë pas luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!