Lajme të mira te skuadra e Arsenalit. Hector Bellerin dhe Dani Ceballos janë rikthyer në stërvitje. Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se dy futbollistët spanjollë kanë lënë pas shqetësimet fizike dhe janë rikthyer të jenë të gatshëm për t’u përzgjedhur.
Gjithashtu, numri një i “Topçinjve” pranoi se ish-trajneri Freddie Ljunberg, do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të tij. Suedezi drejtoi Arsenalin për gjashtë takime, si trajner i përkohshëm.
Mendohet se Arsenali do të rikthejë nga huazimi edhe mbrojtësin 18 vjeçar, William Saliba. Francezi është i huazuar te St. Etienne deri në fund të sezonit, por mësohet se “Topçinjtë” do e rikthejnë që në janar, duke parë që kanë shumë probleme në mbrojtje./abcnews.al