Është caktuar seanca e rradhës ndaj ish presidentit Ilir Meta i cili akuzohet për korrupsion e pastrim parash.
Seanca e rradhës do të mbahet në datë 29 janar për kalimin apo jo për gjykim të dosjes hetimore. Sakaq, ditën e sotme ishte radha e Prokurorisë së Posaçme për të bërë parashtrimet për kërkesën për kalimin apo jo në gjykim të dosjes. Prokuroria mundi të lexojë 41 faqe nga 214 faqe parashtrime. Mësohet se në seancën e sotme ishte pranishëm edhe vetë ish Presidenti Meta por edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gazetari Leka tha se pritet që avokatët e Metës të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e saj nga seanca.
Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim.
/abcnews.al


