Klasa politike e Kosovës është sulmuar gjatë javës së fundit nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit ata po e dëmtojnë shtetin më të ri shqiptar me dritëshkurtësinë e tyre.
Përplasja filloi kur liderët e Kosovës bojkotuan Samitin e thirrur në Tiranë dhe më pas vijoi me akuza dhe kundër akuza. Më i drejtpërdrejti ishte Ramush Haradinaj ndaj Ramës duke thënë se “nëse i dhimbseshin kosovarët, duhej të hiqte taksën nga Rruga e Kombit”.
E në këtë kohë replikash Tiranë-Prishtinë, ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku dhe ajo e Shqipërisë Floreta Luli-Faber, kanë publikuar një foto të përbashkët.
Fotoja është shkekur duke ndjekur Koncertin e Organizuar nga Diaspora në DC në mbështetje të grave dhe fëmijëve të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se është tej mase mirënjohëse ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan për zemërgjerësinë e treguar këto ditë në ndihmë të Shqipërisë, derisa ka përgëzuar ambasadoren e Shqipërisë për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme.
“Përgëzime Floreta për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë
Me shoqen dhe kolegen time më të dashur Floreta Luli-Faber, duke ndjekur Koncertin e Organizuar nga Diaspora në DC në mbështetje të grave dhe fëmijëve të familjeve të prekura nga termeti i 26 nëntorit dhe Meshën e organizuar me këtë rast nga Diogjeza Katolike Shqiptare në Arlington.
Tej mase mirënjohëse ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan për zemërgjerësinë e treguar këto ditë në ndihmë të Shqipërisë.
Përgëzime Floreta për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme.
#Kosova #Shqipëria ❤️????
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156491148902414