Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Zvicër, ku edhe ka nisur takimin me presidentin amerikan Donald Trump.
Më herët Trump ka deklaruar se janë afër një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.
“Duhet ta përfundojmë. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të ishte një turp”, u tha ai gazetarëve jashtë Forumit Ekonomik Botëror.
Trump la gjithashtu të kuptohej edhe një takim me Putinin “sot ose nesër”, një referencë për të dërguarin e tij të posaçëm Stephen Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, të cilët janë duke shkuar në Moskë.


