TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur të shqyrtojë padinë e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.
Kryeministri kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, pasi e drejta e ndryshimit të anëtarëve të qeverisë sipas Kushtetutës i takon vetëm kreut të qeverisë.
Përfaqësuesja e qeverisë, Jona Qosja, tha se nuk mund të pezullohet një ministër pa marrë miratim nga Kuvendi.
“Nuk mund të pezullohet një ministër. Duhet autorizim nga Kuvendi. Në të kundër prishet ndarja mes pushteteve. Ministri ka imunitet si deputeti”, tha Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë.
Ndërkohë, GJKKO ka braktis procesin në Kushtetuese dhe nuk përfaqësohet si palë.
“Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Në dhjetor, Kushtetuesja pezulloi vendimin e GJKKO dhe la në detyrë zv.kryeministren Belinda Ballukun, ndërsa sot po vijon shqyrtimi i çështjes në themel/abcnews.al


