Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nëse opozita është në binar, Rama bëhet tigër kartoni”, Elezi: PD, peng i pronarit. Rama fiton se…

schedule23:40 - 20 Janar, 2026

schedule 23:40 - 20 Janar, 2026

Ish kandidati për kryetar i PD Ibsen Elezi thotë se nuk konceptohet që një person të jetë pronar i një partie, duke iu referuar Berishës.

Elezi shtoi më tej se Rama fiton sepse opozita është e dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Ai tha më tej se nëse opozita është në binar, Rama për ta është tigër kartoni.

“Partitë lidhen ngushtë me parimet demokratike. Kur të dhunojnë votën dhe del e i merr për qafe, nuk mund të jesh zgjidhje e problemit. Më vjen keq për Alimehmetin dhe pse mund të ketë marrë 20 mijë vota, por një foltore del me Salianjin, një me Berishën dhe opozita nuk ka shtyllë kurrizore.



PD duhet të ishte institucionale; nuk konceptohet që një person të konsiderohet pronar i një partie. PD, duke mos pasur institucione që i dalin për zot, kthehet në këtë kategori komunikimi. Me këtë zgjidhje janë pajtuar të gjithë që PD është pronë e Berishës. Ata që e kanë themeluar, s’e kanë njohur këtë PD.

PD është një aset i lëvizjes studentore dhe i gjithë njerëzve që kanë aspiruar për demokraci; është tradhti që u bëhet njerëzve.

Situata opozitare peshon shumë. Fakti që e kanë marrë në dorë disa që nuk kanë shtyllë kurrizore e ka tkurrur. Me gjithë këto skandale që kanë ndodhur, problemi jemi ne, jo Rama. Nëse ne jemi në binarë, Rama është tigër kartoni. Rama fiton sepse jemi ne të dobët. Ramës i ka ikur karta morale.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!