Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen dy ‘shtëpi bari’ në Sarandë/ Në pranga administratori i pallatit, në kërkim 4 të tjerë. Ja çfarë u gjet në banesa…

schedule16:21 - 20 Janar, 2026

schedule 16:21 - 20 Janar, 2026

Policia e Sarandës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën  e narkotikëve. Në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar, në dy apartamente u konstatuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në prangat e policisë ra administrator i pallatit një shtetas 45 vjeçar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Sakaq, në kërkim u shpallën katër persona të tjerë si dhe u procedua penalisht bashkëshortja e administratorit të pallatit.



Në banesa u sekuestruan , 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis, në gjendje të thatë, 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!