Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave në Spanjë/ Të paktën 41 të vdekur nga përplasja e trenave, dëshmia tronditëse e së mbijetuarës

schedule12:29 - 20 Janar, 2026

schedule 12:29 - 20 Janar, 2026

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë ka shkuar të paktën 41.

Një tjetër trup u gjend brenda rrënojave të trenit të parë të dalë nga shinat ndërsa trupa të tjerë janë ende të bllokuar.

Megjithatë numri përfundimtar nuk mund të konfirmohet derisa ekipet e shpëtimit të heqin vagonët nga shinat.



Përplasja ndodhi në një fshat kodrinor me ullinj, në rrëzë të një vargmali në Adamuz të Andaluzisë. Vendi është i arritshëm vetëm nga një rrugë me një korsi, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit të hyjnë me makineri të rënda.

Ekspertët thonë se një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë çelësi për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat që çoi në përplasjen midis dy trenave.

Vagonët e Trenit që shkonte në Madrid dyshohet se kanë dalë nga Shinat pikërisht nga kjo nyje e thyer duke u përplasur me trenin që vinte përballe në Aamuz, pranë qytetit të Kordobes.

Ndërkohë rrëfimet e të mbijetuarve të tragjedisë janë tronditëse. Një prej tyre tha për televizionin shtetëror të Spanjës se ishte ulur në një nga vagonët që pësoi goditjen më të rëndë.

Bashkë me një koleg, asaj iu desh të thyente xhamat për të dalë jashtë, ku u përballën me skena kaosi dhe britmash.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin e tragjedisë, ndërsa tre ditë zie kombëtare janë shpallur në kujtim të personave që humbën jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!