Ish-ambasadori Roland Bimo tha për Real Story se problemi mes shqiptarëve dhe vizave amerikane është se një pjesë e madhe abuzojnë me mbrojtjen sociale, si mugon ndërgjegja qytetare.
Bimo tha se ardhja e Donald Trumpit në pushtet është një “përmbysje e madhe” dhe se në Shqipëri ka një “përzierje groteske”. Ai shtoi se shumë pak është folur për arsyet e përfshirjes së vendeve në rastin e Venezuelës dhe për rrugët e pastrimit të parave, duke theksuar se problemi real shfaqet kur paratë pastrohen nëpër banka.
“Ne kemi një dobësi të brendshme që fajin e hedhin gjithmonë te të tjerët. Në këtë rast, fajin e kanë vetëm njerëzit tanë që shkojnë dhe abuzojnë me mbrojtjen sociale. Në Amerikë kjo është pak më e ndjeshme; për mua ka qenë edhe në kohën kur isha në detyrë. Nuk mund të them se Serbia nuk është në atë listë sepse reagon.
Ishte një koment në shtypin tonë që e kishte këtë narrativë, por nuk qëndron, sepse është çështje statistikash; ata kanë edhe pak më shumë ndërgjegje qytetare krahasuar me ne. Tek ne nuk i intereson se çfarë dëm i bëhet gjësë së përbashkët. Shumë pak intelektualë apo specialistë kanë mundësi të shpjegojnë se çfarë po ndodh në botë.
Ardhja e Trumpit është një përmbysje e madhe. Në Shqipëri kemi një përzierje groteske; mundohemi të jemi njësoj, por janë masa që nuk shkojnë. Shumë pak është folur pse shkuam në Venezuelë, pse droga shitet dhe se kur pastrohen parate nëpër banka, atëherë është problemi.
Shqetësimi janë ishujt ku qarkullojnë paratë: 5 për qind e kokainës shkon në SHBA, sasia tjetër shkon në Evropë dhe Britani, por këta ishuj kontrollohen nga City of London, dhe këtu lind një pikëpyetje e madhe.” / abcnews.al /


