Sesioni i ri parlamentar nisi me zakonin e vjetër. Gjatë fjalës së tij kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ironizoi opozitën duke thënë se nuk e harron zakonin e vjetër edhe në këtë moment mjaft pozitiv për Shqipërinë, pas ftesës së Trump që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë Bordin e Paqes.
“Vit të mbarë, edhe pse është një vit i ri shohim prapë zakonin e vjetër, me shpresën që koha do u bëjë të reflektoni. Sesioni mblidhet në një moment tejet pozitiv dhe krenarie të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, siç është ftesa e Trump, i cili e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërisë të bëhet pjesë e Bordit të Paqes.
Do vlerësoja maksimalisht që Partia Demokratike, apo që ka mbetur ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht edhe për ngjarje të tilla me peshë të madhe, edhe për Shqipërinë tonë, edhe ndaj këtij lajmi për emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve nëpër botë u ngrit përsëri armata e qyqarëve”, tha Balla./abcnews.al


