Bebe Rexha është një nga artistet e shumta që po japin kontributin e tyre për përkrahjen e Shqipërisë në këto ditë të vështira pas goditjes nga tërmeti.
Ajo thotë se shqiptarët nga e gjithë bota janë solidarizuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, ndërsa tregon se angazhimin më të madh e kanë bërë edhe yjet shqiptare.
Rexha i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar para për grumbullimin e fondeve për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri. Këngëtarja me famë ndërkombëtare është një prej artistëve që ka kontribuar, e cila kishte nisur edhe një fond në GoFundMe, duke vendosur cakun në 100.000 dollar.
Përmes një postimi në InstaStory, Bebe ka konfirmuar se paratë tashmë janë grumbulluar duke i falenderuar të gjithë për solidarizimin./abcnews.al